Lab 2: Konfigurimi i kartes se rrjetit ne nje makine te klonuar


Konfigurimi i kartes se rrjetit ne nje makine te klonuar

konfigurim i kartes se rrjetit ne nje makine te klonuar mund te shfaqet si nje verprim i veshtire per shkak sepse ne rastin e nje makine te klonuar 
ne skedarin /etc/sysconfig/network-scripts/ifcfg-eth0
ruhet si hardware ID MAC adresa e kartes se rrjetit te makines qe u perdor si makine baze per klonimin.
Ne momentin e ndezjes se sistemit behet nje skanim i hardware te makines dhe ruhen disa te dhena mbi te ne skedare te tjere te sistemit.
Keshtu te dhenat mbi karten e rrjetit ruhen ne skedarin /etc/udev/rules.d/70-persistent-net.rules.

Ne skedarin  /etc/udev/rules.d/70-persistent-net.rules do te kemi informacion per dy karta rrjeti njera (normalisht nen emrin eth0) qe i referohet MAC adreses se kartes se rrjetit te makines baze dhe e dyta (normalisht nen emrin eth1 ose ethx) MAC adreses se kartes se rrjetit qe ka realisht makina e klonuar.

Per kete arsye ne momentin e ndezjes ne skedarin  /etc/udev/rules.d/70-persistent-net.rules , nderfaqa eth0 ka nje MAC adrese e cila nuk gjendet ne skedarin e konfigurimit /etc/sysconfig/network-scripts/ifcfg-eth0 , pasi ne kete skedar eshte ruajtur MAC adresa e kartes se makines baze. Ne keto kushte sistemi konfigurion nderfaqen me emrin eth1.

Per te zgjidhur kete situate: fshijme permbajtjen e skedarit  /etc/udev/rules.d/70-persistent-net.rules fshijme informacionin mbi MAC , hardwareId ose UUID ne skedarin /etc/sysconfig/network-scripts/ifcfg-eth0 reboot-ojme sistemin pas ketyre veprimeve mund te konfigurojme karten e rrjetit si ne nje makine te instaluar normalisht , jo te klonuar.

Konfigurimi i rrjetit ne makina te klonuara
























Konfigurimi i rrjetit ne makina te klonuara (vazhdim)