01 - Situata Aktuale ne ofrimin e sherbimeve


Hyrje


"Ofrimi i sherbimeve me te mira", ka qene nje nga objektivat strategjike te reformes administrative territoriale.

A po ofrojme sot sherbime me cilesore?

A po ofrojme sot sherbime me cilesorene bashki?

Po ne njesi administrative?

Cilat sherbimet qe ofrojme sot ne Bashki?

Cilat jane sherbimet qe ofrojme ne njesi administrative?


Ushtrim

Te listojme sherbimet qe ofrohen sot ne Bashki

Sherbimet qe ofrohen ne Bashki



Perkufizimi i sherbimit publik


"Shërbimi publik" është produkti që:
  • u ofrohet nga institucionet e administratës shtetërore, të pavarura dhe të qeverisjes vendore, 
  • brenda juridiksionit të tyre, 
  • personave fizikë dhe juridikë, 
  • në bazë të kërkesës së tyre dhe 
  • që rezulton në një përgjigje të formave të ndryshme, si çertifikatë, liçencë, leje, vërtetim etj., 
nga institucioni përgjegjës, i parashikuar në ligj.”


Sipas Ligjit Nr. 13/2016, datë 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”; 


Perkufizimi ligjor sherben si nje baze e mire per percaktimin e sherbimeve. Mbi te duhet te specifikojme disa detaje me shume pasi koncepti dhe perceptimi i sherbimit publik eshte pak me i gjere.

Nese hedhim nje veshtrim te shpejte:




Do te perqendrojme vemendjen tek Sherbimet Administrative te ofruara ne Njesite e qeverisjes vendore.

Per shembull:
- Kerkese per pajisje me certifikate per transport mallrash per llogari te vet

eshte nje sherbim administrativ pasi hyn ne kete fokus

ndersa :

- Sherbimi i pastrimit dhe i largimit te mbeturinave

nuk hyn ne kete fokus.


Produkti i sherbimeve administrative

Shërbime administratove prodhojne  :

  1.  efekt, qe mund te rezultoje ne aktivizimin e shërbimeve publike që ofrojnë bashkitë për qytetarët 
    • si p.sh. Shërbimi “Kërkesë për strehim” shërben për të regjistruar qytetarin në rregjistrin e kërkesave për strehim për ta shqyrtuar atë me programet sociale të Bashkisë për strehimin
  2. prodhimin e një dokumenti formal i cili: 
    • vërteton një fakt, si për shembull 
      • “Kërkesë për vërtetim për shlyerjen e detyrimeve vendore” 
    • jep informacion, si për shembull: 
      •  “Kërkesë për informacion” ose
      •  “Kërkesë për koje dokumenti nga arshiva” 
  3.  prodhimin e një dokumenti i cili i jep qytetarit një të drejtë, si për shembull, 
    •  “Kërkesë për shfrytëzimin e hapësirës publike”, ose 
    • “Kërkesë për çertifikatë për transport mallrash për llogari të vet”


Sherbimet qe ofrohen ne Bashki

Sherbimet grupohen sipas funksionit ose per arsye administrimit sipas sektorit (njesise) ne bashki qe i administron sherbimet.


Grupimet:
  • Transporti rrugor
  • Urbanistika dhe Planifikimi i territorit
  • Sherbimet Sociale
  • Ndihma Ekonomike
  • Sektori Juridik
  • Bujqesise
  • Sektori i te ardhurave
  • Turizmi
  • Mjedisi dhe pyjet
  • Emergjencat Civile
  • Arsimi
  • Protokoll- Arkive
  • Finance
  • Asete
  • Burime Njerezore
  • Te tjera

A jane te gjitha bashkite njelloj?

  1. Ndryshon struktura organizative
  2. Ndryshon njesia pergjegjese per trajtimin e nje sherbimi
  3. Ndryshon lista e sherbimeve. Pse?
    1. Territori ne administrim
    2. Vendimmarrja


Ushtrim
Cilat jane sherbimet qe ofrohen ne Bashkine Tuaj?


Skeda baze e sherbimit (??? kartela informuese te sherbimit)

https://sites.google.com/a/ictedu.info/web/e-learning/sherbimet-administrative-ne-pushtetin-vendor/situata-aktuale-ne-ofrimin-e-sherbimeve/skeda%20baze.png



Skedat Baze




Sherbimet e identifikuara nga studimi sipas sektoreve


{ppt}

Ndikimi i reformes ne ofrimin e sherbimeve


Struktura organizative
Tani bashkite kane nje strukture organizative e cila ne pjesen me te madhe ka me pak punonjes ne njesine administrative dhe duke perqendruar funksionet perpunuese te sherbimeve administrative ne Bashki.
Ne disa njesi administrative per sektore te caktuar ka gjithashtu kapacitet perpunues lokal, si psh te ardhurat, sherbimet sociale, bujqesia dhe tokat, etj.

https://sites.google.com/a/ictedu.info/web/e-learning/sherbimet-administrative-ne-pushtetin-vendor/situata-aktuale-ne-ofrimin-e-sherbimeve/Struktura%20organizative.png


Role te reja
Roli i administratorit te njesise administrative. Roli i administratorit mund te lehetesoje trajtimin e kerkesave per sherbime.