Rreth Nesh‎ > ‎Te reja dhe evente‎ > ‎

Albanian ICT Awards 2012

posted Aug 31, 2013, 2:30 PM by ICT Education   [ updated Aug 31, 2013, 2:30 PM by Endrit Xhina ]
Gara mbarekombetare e "Albanian ICT Awards 2012" eshte finalizuar ne date 26 prill 2013, me nje mbremje Gala ne Hotel Tirana International, ku u shperndane cmimet:
  • "Creavity of the year" eshte vleresuar Betim Drenica ndersa me medalje vleresimi per kete cmim eshte vleresuar Fatjon Sakiqi dhe Labinot Bytyshi. 
  • "Diploma e vitit" eshte vleresuar Bardh Lohaj, ndersa me medalje vleresimi, Oltion Prifti dhe Jetmir Sadiku.
  •  "Akademiku i vitit" eshte vleresuar Marenglen Biba ndersa me medalje vleresimi Ilir Çapuni dhe Neki Frasheri.
  •   "Ylli ne ngritje i vitit" eshte vleresuar Elio Qoshi ndersa me medalje vleresimi per kete kategori ka marre Genti Thaçi dhe Frenci Rakipi. 
  • "Mobiliteti i vitit" ka shkuar per Julian Kaninin ndersa me medalje vleresimi eshte vleresuar Klevis Mino dhe Vatan Beqrama. 

Juria e ketij kompeticioni ishte e perbere nga emra te shquar te akademise,biznesit,dhe informatikes si Ismet Hamiti, Drejtori Ekzekutiv i ICT Education Z.Endri Xhina, dhe te tjera emra te njohur si Mira Mezini, Kozeta Sevrani, Endri Hasa, Arsen Kurti, Visar Jasiqi, Enkelejd Zotaj, Rahmil Limani dhe Igli Gjelishti. Gara ka qene shume e "nxehte" çka do te thote se juria eshte ndeshur perballe sfidave te ndryshme ne vendimmarrjen e tyre profesionale dhe parimore duke konsideruar se shumica e pjesemarresve dhe aplikacionet e tyre kane qene ne nivele shume te kenaqshme me prurje nga profesioniste nga te gjitha trevat shqipfolese. Ky event synon te kthehet ne nje institucion te ri vleresimi dhe promovimi te individeve te suksesshem, ne tradite te pervitshme mbarekombetare ne sektorin ICT
Comments