Thirrje për aplikim

THIRRJE PËR APLIKIM

           Trajnim:"Querying Microsoft SQL Server"
                                                                                       
Rritja e punësimit dhe vetëpunësimi i të rinjve të talentuar në tregun e punës, në sektorin e IT, në fushën e Querying Microsoft SQL Server; Microsoft.NET Framewor ASP.NET Application Development, Developing Java Web Applications është një projekt që po implementohet nga  ICT Solutions me financimin e projektit Shqiptaro-Gjerman për bashkëpunim dhe zhvillim dhe në bashkëpunim me Giz Albania.

Në kuadër të këtij projekti, ICT Solutions shpall thirrjen për aplikime për 60 persona.

Personat e përzgjedhur do të frekuentojnë fillimisht trajnimin Querying Microsoft SQL Server. Në përfundim të trajnimit Querying Microsoft SQL Server, bazuar në interesin dhe prirjet e pjesemarrësve do të ketë një ndarje në dy grupe, ku secili grup do të përfitojë një trajnim të dytë;

·        Grupi i parë do të përbëhet nga 30 persona, të cilët do të frekuentojnë trajnimin Microsoft.NET Framework 3.5, ASP.NET Application Development;

·        Grupi i dytë do të përbëhet nga 30 persona, të cilët do të frekuentojnë trajnimin Developing Java Web Applications;


Trajnimi do ofrohet falas për 60 personat e përzgjedhur!


Përshkrimi i trajnimit:

Ky trajnim është dizenjuar për individët që janë të interesuar të mësojnë SQL Server.
Trajnimi do mundësojë pajisjen me të gjitha aftësitë e nevojshme të platformës SQLServer si dhe tiparet e reja në SQL Server. Trajnimi është për të gjitha disiplinat e ngjashme me SQL Server si; Administrimi i Databaseve, Zhvillimi i Databaseve dhe Business Intelligence. 
Gjithashtu, trajnimi ju përgatit për dhënien e provimit 70-461. 


Programi i trajnimit:

Module 1: Introduction to Microsoft SQL Server

Module 2: Introduction to T-SQL Querying

Module 3: Writing SELECT Queries

Module 4: Querying Multiple Tables

Module 5: Sorting and Filtering Data

Module 6: Working with SQL Server Data Types

Module 7: Using DML to Modify Data

Module 8: Using Built-In Functions

Module 9: Grouping and Aggregating Data

Module 10: Using Subqueries

Module 11: Using Table Expressions

Module 12: Using Set Operators

Module 13: Using Window Ranking, Offset, and Aggregate Functions

Module 14: Pivoting and Grouping Sets

Module 15: Executing Stored Procedures

Module 16: Programming with T-SQL

Module 17: Implementing Error Handling

Module 18: Implementing Transactions

Module 19: Improving Query Performance

Module 20: Querying SQL Server Metadata

 Organizimi i trajnimit:

  •        Trajnimi është i organizuar në 24 orë mësimore dhe zhvillohet për një periudhë 1-2 muaj.
  •        Trajnimi do të zhvillohet dy herë në javë me nga dy orë në ditë.
  •        Trajnimi do të zhvillohet në laborator dhe do jetë i orientuar nga praktika.
  •        Trajnimi do të zhvillohet me një numër të kufizuar pjesëmarrësish, 10 persona në grup.
  •        Mundësi për të aksesuar Leksionet e trajnimit edhe on-line.

   Kohëzgjatja e trajnimit: Nëntor 2019 – Janar 2020.


Në përfundim të trajnimit "Querying Microsoft SQL Server":

Në përfundim të trajnimit ju do pajiseni me çertifikatë  pjesëmarrjeje. Gjithashtu, do t'ju ofrohet mundësia për të ndjekur  një trajnim të dytë, bazuar në interesin tuaj si edhe vlerësimin e kryer nga instruktori mbi aftësitë tuaja në këtë fushë;

 1.         Microsoft .NET Framework 3.5, ASP.NET Application Development

 2.         Developing Java Web Applications

 Në përfundim të trajnimeve, ju do të jeni më kualifikuar për të punësuar në tregun e punës.

 

Tarifa e trajnimit: Trajnimi do të zhvillohet falas.


Kriteret për të qenë pjesë e trajnimit:

Gjatë procesit të aplikimeve, do të përzgjidhen aplikantët të cilët përmbushin kriteret e mëposhtme

  • Mosha: 19-34 vjeç.
  • Të rikthyerit nga emigrimi, do të kenë prioritet.
  • Të apasionuarit në fushën e Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit.

Formulari i aplikimit:

Klikoni linkun e mëposhtëm, për të plotësuar formularin e aplimit on-line.

Formulari i aplikimit

 Gjithashtu, ju mund të paraqiteni pranë zyrave tona për të plotësuar formularin e aplikimit.

 

Afati i fundit i aplikimit është data 27 Tetor!


Aplikantët e përzgjedhur:

Aplikantët e përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij trajnimit, do të njoftohen me email.

 

Kontakt:

Për çdo pyetje apo paqartësi, jeni të mirëpritur të na kontaktoni:

Tel: +355 (04) 24 19 687
Cel : +355 (0) 67 20 29 552

Email: secretary@ictedu.info
Web:  
www.ictedu.info

Adresa:

Bulevardi Zogu I, Rruga : Asim Vokshi | Nd 14| H 25 |Ap 26

Kodi Postar :1016
Tirana, Albania


Ċ
ICT Education,
Oct 7, 2019, 1:25 AM