Skedaret e konfigurimit te sistemit

Skedaret e konfigurimit

Skedaret e konfigurimit jane te ndjeshem persa i perket sigurise, per kete arsye duhet te jemi te kujdesshem me te drejtat e ketyre skedareve.

Pjesa me e madhe ketyre skedareve duhet te kete te drejta:

  • lexim shkrimi per perdoruesin,

  • lexim per grupin dhe

  • lexim per gjithe te tjeret.

Ndersa disa skedare qe jane shume e ndjeshem per sa i perket sigurise si /ect/shadow ku ruhen password e perdoruesit duhet te kete te drejte lexim shkrimi vetem per root.

[root@localhost student]# ls -l /etc/shadow

----------. 1 root root 1042 Oct 9 00:41 /etc/shadow

[root@localhost student]#

Skedaret e konfigurimit te sistemet mund te grupohen ne disa kategori:

  • konfigurime te sistemit si ruatja e logeve dhe ekzekutimi i jobeve ne CRON

  • konfigurime te programeve baze si sendmail dhe bash

  • konfigurime te nderfaqes se sistemit, si psh ngjyrat e listimit te skedareve sipas llojit, etj

Skedari /etc/motd

Skedari /etc/motd permban nje mesazh qe i shfaqet perdoruesit

sa here qe ai logohet ne sistem.

[root@localhost student]# cat > /etc/motd

This is a wellcome message written by ICT Education students

partecipating in the course Redhat Linux System Administration

Have a nice day!

Skedari /etc/issue dhe skedari /etc/issue.net

Skedari /etc/issue permban nje mesazh i cili i shfaqet perdoruesve

qe hapin sistemin nga nje konsole lokale perpara se ata te logohen:

[root@localhost student]# cat >> /etc/issue

This is a prelogin message added by ICT Education students!

This message is displayed when accessing the system

through a local console

[root@localhost student]#

Ndersa skedari /etc/issue.net permban nje mesazh i cili i shaqet perdoruesve qe lidhen me sistemin nepermjet rrjetit nepermjet telnet.