Thirrje për aplikim
THIRRJE PËR APLIKIM
Trajnim:"Querying Microsoft SQL Server"
Rritja e punësimit dhe vetëpunësimi i të rinjve të talentuar në tregun e punës, në sektorin e IT, në fushën e Querying Microsoft SQL Server; Microsoft.NET Framewor ASP.NET Application Development, Developing Java Web Applications është një projekt që po implementohet nga ICT Solutions me financimin e projektit Shqiptaro-Gjerman për bashkëpunim dhe zhvillim dhe në bashkëpunim me Giz Albania.
Në kuadër të këtij projekti, ICT Solutions shpall thirrjen për aplikime për 60 persona.
Personat e përzgjedhur do të frekuentojnë fillimisht trajnimin Querying Microsoft SQL Server. Në përfundim të trajnimit Querying Microsoft SQL Server, bazuar në interesin dhe prirjet e pjesemarrësve do të ketë një ndarje në dy grupe, ku secili grup do të përfitojë një trajnim të dytë;
· Grupi i parë do të përbëhet nga 30 persona, të cilët do të frekuentojnë trajnimin Microsoft.NET Framework 3.5, ASP.NET Application Development;
· Grupi i dytë do të përbëhet nga 30 persona, të cilët do të frekuentojnë trajnimin Developing Java Web Applications;
Trajnimi do ofrohet falas për 60 personat e përzgjedhur!
Përshkrimi i trajnimit:
Ky trajnim është dizenjuar për individët që janë të interesuar të mësojnë SQL Server.
Trajnimi do mundësojë pajisjen me të gjitha aftësitë e nevojshme të platformës SQLServer si dhe tiparet e reja në SQL Server. Trajnimi është për të gjitha disiplinat e ngjashme me SQL Server si; Administrimi i Databaseve, Zhvillimi i Databaseve dhe Business Intelligence.
Gjithashtu, trajnimi ju përgatit për dhënien e provimit 70-461.
Programi i trajnimit:
Module 1: Introduction to Microsoft SQL Server
Module 2: Introduction to T-SQL Querying
Module 3: Writing SELECT Queries
Module 4: Querying Multiple Tables
Module 5: Sorting and Filtering Data
Module 6: Working with SQL Server Data Types
Module 7: Using DML to Modify Data
Module 8: Using Built-In Functions
Module 9: Grouping and Aggregating Data
Module 10: Using Subqueries
Module 11: Using Table Expressions
Module 12: Using Set Operators
Module 13: Using Window Ranking, Offset, and Aggregate Functions
Module 14: Pivoting and Grouping Sets
Module 15: Executing Stored Procedures
Module 16: Programming with T-SQL
Module 17: Implementing Error Handling
Module 18: Implementing Transactions
Module 19: Improving Query Performance
Module 20: Querying SQL Server Metadata
Organizimi i trajnimit:
Trajnimi është i organizuar në 24 orë mësimore dhe zhvillohet për një periudhë 1-2 muaj.
Trajnimi do të zhvillohet dy herë në javë me nga dy orë në ditë.
Trajnimi do të zhvillohet në laborator dhe do jetë i orientuar nga praktika.
Trajnimi do të zhvillohet me një numër të kufizuar pjesëmarrësish, 10 persona në grup.
Mundësi për të aksesuar Leksionet e trajnimit edhe on-line.
Kohëzgjatja e trajnimit: Nëntor 2019 – Janar 2020.
Në përfundim të trajnimit "Querying Microsoft SQL Server":
Në përfundim të trajnimit ju do pajiseni me çertifikatë pjesëmarrjeje. Gjithashtu, do t'ju ofrohet mundësia për të ndjekur një trajnim të dytë, bazuar në interesin tuaj si edhe vlerësimin e kryer nga instruktori mbi aftësitë tuaja në këtë fushë;
1. Microsoft .NET Framework 3.5, ASP.NET Application Development
2. Developing Java Web Applications
Në përfundim të trajnimeve, ju do të jeni më kualifikuar për të punësuar në tregun e punës.
Tarifa e trajnimit: Trajnimi do të zhvillohet falas.
Kriteret për të qenë pjesë e trajnimit:
Gjatë procesit të aplikimeve, do të përzgjidhen aplikantët të cilët përmbushin kriteret e mëposhtme
Mosha: 19-34 vjeç.
Të rikthyerit nga emigrimi, do të kenë prioritet.
Të apasionuarit në fushën e Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit.
Formulari i aplikimit:
Klikoni linkun e mëposhtëm, për të plotësuar formularin e aplimit on-line.
Gjithashtu, ju mund të paraqiteni pranë zyrave tona për të plotësuar formularin e aplikimit.
Afati i fundit i aplikimit është data 27 Tetor!
Aplikantët e përzgjedhur:
Aplikantët e përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij trajnimit, do të njoftohen me email.
Kontakt:
Për çdo pyetje apo paqartësi, jeni të mirëpritur të na kontaktoni:
Tel: +355 (04) 24 19 687
Cel : +355 (0) 67 20 29 552
Email: secretary@ictedu.info
Web: www.ictedu.info
Adresa:
Bulevardi Zogu I, Rruga : Asim Vokshi | Nd 14| H 25 |Ap 26
Kodi Postar :1016
Tirana, Albania